Autoritetet vetëm konstatojnë nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet Foto: Koha / ilustrim

Autoritetet vetëm konstatojnë nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet

Salie Gajtani-Osmankaq 05 dhjetor 2018 09:03

Prishtina prej ditësh kryeson në listën botërore për nivel të lartë të ndotjes së ajrit.

Për të dytin vit me radhë, gjendja është alarmante, porse autoritetet janë mjaftuar me deklarimet formale se kanë ndërmarrë paketa masash, e cila nuk vërehet.

Ambientalistët shohin mosinteresim të autoriteteve për ta zgjidhur problemin.

Anton Nrecaj, nga organizata “Merr frymë”, ka thënë se asnjë institucion nuk ka interes të merret me këtë çështje, meqë kjo kërkon punë të njëmendtë, organizim mes institucioneve të ndryshme në nivelin lokal dhe atë qendror, si dhe kontroll në terren. “Nuk kemi njohuri që është bërë ndonjë punë që të ketë ndikim praktik, përveç takimeve dhe deklamimeve politike. Institucionet tona ende nuk kanë arritur të vënë në vend matjen e emetimit të gazrave të automjeteve gjatë kontrolleve teknike, një gjë absurde për kohën që jetojmë”, ka theksuar Nrecaj.

Ai ka thënë se përgjegjësi mban fillimisht Ministria e Mjedisit që ka për detyrë të angazhohet dhe të gjejë forma për mbrojtjen e mjedisit.

Leutrim Sahiti, nga kabineti i ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se problemi i ndotjes së ajrit është i shtresuar me vite dhe me gjithë veprimet e ndërmarra është e pamundur që për një vit, dy apo tre, të evitohet ndotja e ajrit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme