“Happy dog”, hotel për qentë në Prishtinë

“Happy dog”, hotel për qentë në Prishtinë

04 dhjetor 2018 14:28

Një nga hotelet që tashmë është në shërbim të të gjithë pronarëve të qenve është dhe “Happy dog”.

Ai ndodhet vetëm 7 kilometra larg kryeqytetit, në fshatin Makoc, me një infrastrukturë moderne, dhe që e ka të definuar edhe çmimoren.

Pronarët, të cilët sjellin për të qëndruar kafshët e mëdha, duhet të paguajnë 10 euro natën, e për më të vegjlit, çmimi është 10 euro e kjo sipas drejtorit, Besart Krasniqi, përfshin edhe shëtitjet.

Në Kosovë, nuk është se ka pasur shumë zgjedhje të sigurta për t’i lënë qentë, por gradualisht, këto vende po shtohen, në raport me kërkesat e shumta. Pronari i “Happy dog”, thotë që ideja për të marrë një iniciativë të tillë, i ka ardhur shumë natyrshëm.

Krasniqi tregon që klientët të cilët i sjellin qentë e tyre në këtë hotel janë vendorë e ndërkombëtarë, dhe kërkesat janë duke u shtuar aq shumë, sa që është menduar të zgjerohet hoteli.

Hoteli i qenve “Happy dog” ka dy dhoma, në të cilat akomodohen qentë.

Ky hotel ka kapacitet për 30 qen gjithsej.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

lexuresi05/12/2018 12:53

..."kafshët e mëdha, duhet të paguajnë 10 euro natën, e për më të vegjlit, çmimi është 10 euro"... :)

Shto koment

Të ngjashme