Kelmendi e Vitia akuzojnë Ahmetin për shkarkime pa njoftim zyrtar Foto: Koha

Kelmendi e Vitia akuzojnë Ahmetin për shkarkime pa njoftim zyrtar

Salie Gajtani-Osmankaq 03 dhjetor 2018 09:52

Drejtorët e shkarkuar të Komunës së Prishtinës, Nora Kelmendi dhe Arben Vitia paralajmërojnë se nuk do ta heshtin vendimin e kryetarit, Shpend Ahmeti për shkarkimin e tyre nga postet.

Ata janë duke analizuar bazën ligjore që ndërlidhet me ecurinë e shkarkimit të tyre. Kjo, meqë shkaku i mosnjoftimit zyrtar për shkarkim, të njëjtën ditë ata kishin nënshkruar dhe vulosur dokumente zyrtare si drejtorë sektorësh në Komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, arsyeja që ata ishin vazhduar punët e përditshme, ishte se nuk ishin njoftuar për vendimin për shkarkim.

Ahmeti, në vend se t’ua dërgonte vendimet me shkrim, siç e kërkojnë procedurat ligjore, lajmin për shkarkimin e tyre ai e pati kumtuar përmes emisionit “Rubikon” të KTV-së.

Nora Kelmendi, e cila ka qenë drejtoreshë e Kadastrës derisa u shkarkua nga Ahmeti i ka thënë KD-së se nuk e kishte pasur asnjë informatë dhe se të gjithën e kishe mësuar përmes emisionit televiziv.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme