Ajër pak më i mirë se mbrëmë si pasojë e shiut Foto: Ilustrim

Ajër pak më i mirë se mbrëmë si pasojë e shiut

24 nëntor 2018 23:55

Krahasuar me një ditë më parë, Prishtina sonte ka ajër më të pastër si pasojë e të reshurave të shiut, po që sërish është i dëmshëm.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 23:00, cilësia e ajrit del të jetë 112, e që është e pashëndetshme për grupe të ndjeshme. Mbrëmë ajri ka arritur shifrën 181, shkruan ksp.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme