Arbëri

Për dhjetë ditë konfiskohen 7 kamionë me thëngjill

Kuvendi i Kosovës ka qenë në mesin e institucioneve publike që deri para dhjetë ditësh ka shfrytëzuar thëngjillin si produkt për ngrohje, por kjo gjë është ndërprerë së fundmi me vendim të Qeverisë.

Njësoj si Kuvendi janë edhe një numër i madh i institucioneve publike, të cilave u është ndërprerë përdorimi i thëngjillit si derivat për ngrohje që prej dhjetë ditësh, në kuadër të masave që janë marrë nga Qeveria për parandalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, ka thënë të martën ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, i cili ishte ftuar për raportim para Komisionit Parlamentar për Mjedis, shkruan sot Koha Ditore.

Matoshi, i cili është ballafaquar me një sërë pyetjesh dhe kritikash nga deputetët e këtij Komisioni për dështim në aspektin e ruajtjes së ambientit, ka thënë se në rajonin e Prishtinës brenda dhjetë ditësh nga shitësit ilegalë janë konfiskuar shtatë kamionë me thëngjill.

Sipas tij, shitja e këtij lloj thëngjilli është shumë më i rrezikshëm sesa thëngjilli i përpunuar, për arsye se ai është i pa terur dhe i papërpunuar dhe si i tillë liron substanca shumë të rrezikshme për shëndetin.\Salie Gajtani-Osmankaq.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)