Arbëri

Përmes grafiteve ironizohet takimi Thaçi-Putin

Descriptive Text

Nëpër muret e kryeqytetit, Prishtinës, kanë gdhirë edhe sot grafite të cilat ironizojnë takimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, me atë të Rusisë, Vladimir Putin ditë më parë në Paris.

Lexo edhe: Thaçi takohet me Putinin, thotë se Rusia do ta mbështesë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Nuk janë shfaqur publikisht autorët e këtyre grafiteve, por ato janë të pranishme në mure të ndërtesave në shumë pjesë të qytetit, raporton Koha.net.

Ndër to janë “From Russia With Love”, “Veriu nuk është Krimea”, “Vladimir Thaçi” e shumë grafite tjera me mbishkrime të ndryshme.

Takimin e Thaçit me Putinin e kanë kritikuar opozita, përderisa nga pozita kanë thënë se është detyrë e krerëve institucionalë të zhvillohen takime të tilla.

{gallery}