KMDLNJ: Ndërtimtarët po shkaktojnë kaos trafiku në Prishtinës

KMDLNJ: Ndërtimtarët po shkaktojnë kaos trafiku në Prishtinës

13 nëntor 2018 13:17

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut ka shprehur shqetësimin lidhur me ngarkimin e qytetit me automjete sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites, duke thënë se nuk “kontribut” kësaj gjendjeje po i japin edhe dhjetëra kamionë që bartin materiale inerte nga kantieret e ndërtimit.

KMDLNJ kërkon që drejtoritë përkatëse të komunës së Prishtinës të vendosin rregull në trafikun urban duke shfrytëzuar përvojat e qyteteve tjera të mëdha e që janë përballur me të njëjtin problem përkatësisht duhet të ndalojnë qarkullimin e makinerisë së rëndë të ndërtimit gjatë kohës kur ka stërngarkim , nga ora 7.00- 10.00 të mëngjesit si dhe nga ora 15.00 – 18.00 të mbrëmjes.

“Ky kufizim do të vlente vetëm gjatë ditëve të punës kurse jo edhe gjatë fundjavës si dhe ditëve të festave. Drejtoritë përkatëse të komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës duhet të gjejnë një zgjidhje sidomos për periudhën dimërore që të kufizojnë lëvizjen e veturave dhe mjeteve tjera të transportit duke kufizuar përdorimin e një veture për një familje gjatë një dite, nëse i kanë dy ose më shumë vetura sikur që edhe të vendoset një taksë e veçantë për ata që me çdo kusht duan të hyjnë me veturë në qendër të qytetit”, thuhet në deklaratë.

Në mungesë të vendeve për parkim, KMDLNJ sugjeron komunën e Prishtinës t’i shfrytëzojë hapësirat publike për parkim me pagesë përjashtuar këtu banorët e përhershëm në atë lokacione, pasi në këtë mënyrë do të kontribuohej në përmirësimit e cilësisë së ajrit dhe stërngarkimit të trafikut.

“Me një stërngarkim të trafikut në Prishtinë, me tendencë të përkeqësimit, me uzurpim të trotuareve dhe hapësirave tjera, skajshmërisht kufizohet dhe rrezikohet lëvizja sikur edhe rritet ekstremisht ndotja e ajrit e që të dyja llogariten si të drejta elementare të njeriut e që shkelen në mënyrë flagrante. Komuna e Prishtinës, së bashku me Ministrinë e Industrisë duhet të gjejnë zgjidhje për vendosje të rregullit në trafikun urban dhe ndërurban në Prishtinë”, përfundon deklarata.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme