Në Prishtinë 23 shkolla janë pa drejtorë, procesi po zvarritet me vjet

10 November 2018 20:35

Të mërkurën e 7 nëntorit, Komuna e Prishtinës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Ambasadën Britanike, që kjo e fundit të asistojë në procesin e rekrutimit në pozita të larta në komunë dhe ndërmarrjet e saj.

Por, po atë ditë asamblisti i Vetëvendosjes në Kryeqytet, Eman Rrahmani, reagoi duke thënë se komuna nënshkroi memorandum të tillë, tek pasi i ka emëruar në borde njerëzit e saj.

“Mashtrimet e Komunës së Prishtinës!! Mbasi ka emëruar shumicën e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike me militant të PSD-së, AKR-së, AAK-së e PDK-së, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Ambasadën e Britanisë së Madhe për ti mbuluar këto emërime”, ka thënë Rrahmani.

Një proces tjetër i rekrutimit, që ka më shumë se dy vjet që po ngecë, është ai për zgjedhjen e drejtorëve në 23 institucione shkollore, të nivelit fillor dhe atij të mesëm, të cilat po funksionojnë pa drejtorë, vetëm me ushtrues detyre.

Megjithatë, Shpend Ahmeti nuk e sheh të nevojshme përfshirjen e Ambasadës edhe në këtë proces. Por, përfundimisht ai thotë që gjatë javës së ardhshme do të dalin rezultatet e konkursit.

Megjithatë, ai nuk pret që ky konkurs t’i bëj me udhëheqës të gjitha shkollat.

Shumë të dëmshëm për nxënësit, e konsideron zvarritjen disa vjeçare të këtij procesi gazetarja Salie Gajtani-Osmankaq.

Megjithëse e vlerëson pozitivisht përfshirjen e këshillit të prindërve, shton se kjo nuk është e mjaftueshme.

Ajo beson se përfshirja e një organi të pavarur profesional mbikëqyrës në procesin e testimit dhe zgjedhjes së drejtorëve, sikur në rastin e Ambasadës, është i nevojshëm.

Aktualisht, në komunën e Prishtinës boshe janë pozitat për 5 drejtorë e 3 zëvendësdrejtorë të shkollave të mesme dhe 18 drejtorë e 6 zëvendësdrejtorë të shkollave fillore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme