Arbëri

Banorët në “Lagjen e Spitalit” protestojnë për kanalizim, bllokojnë rrugët

Dhjetëra banorë të “Lagjes së Spitalit”, kanë bllokuar rrugën te rrethi në mes të “Rrugës B” dhe asaj “Muharrem Fejza”, në shenjë proteste.

Banorët e zonës përreth po protestojnë për rrjetin e kanalizimit, i cili po u shkakton telashe, raporton Koha.net.

Ata kanë përdorur kontejnerët për të bllokuar rrugën. Aty kanë dalë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Bllokimi ka shkaktuar tollovi në këtë rrugë të frekuentueshme në të cilën janë koncentruar shumë familje.

Kjo pjesë e qytetit, muajve të fundit ka pasur telashe me rrjetin e kanalizimit, që në rast të reshjeve nuk po arrinte të përpijë ujin, duke u shkaktuar dëme materiale e pengesa në qarkullim të banorëve të zonës. Në kohë pa reshje, banorët po ankohen për kundërmim në këtë pjesë të qytetit.

Grupi Koha do t’ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje.