Arbëri

As pas dy vitesh s’janë larguar nga parku i “Taukbashqes” lodrat dhe mbeturinat

Kanë kaluar dy vite që kur komuna e Prishtinës mbylli këndin e lojërave në parkun “Taukbashqe”, por nuk largoi nga aty edhe gjësendet e tjera.

Në udhëkryqin që lidhë disa nga lagjet më të mëdha në kryeqytet gjendja është e tmerrshme, raporton KP.

Krejt pranë fushës së sportit, pranë parkut më të vizituar në qyteti, pranë shkollës “Gjergj Fishta” ndodhet një hapësirë e lënë anash. Aty mund të ketë rrezik edhe nga kafshët.

Pjesë të makinerive të lodrave dhe një objekt që përdorje për lokal, bashkë me shumë pajisje të tjera, është pamja që ka marr ky vend.

Përreth kësaj hapësirë, gjithmonë kompania për pastrimin pastrojnë gjithandej, nuk dihet pse jo edhe kjo pjesë.