Arbëri

Aksidentet e shumta detyrojnë Komunën të vendosë pengesa për këmbësorë në Lakrishtë

Descriptive Text

Numri i madh i aksidenteve në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, në drejtim të Fushë Kosovës, por edhe anasjelltas, ka detyruar Komunën e Prishtinës që të intervenojë me masa sigurie.

Gjatë ditës së sotme janë vendosur pengesa të hekurta në ishullin që ndan rrugën me 6 korsi në hyrje-daljet e Prishtinës për të penguar kalimin e rrugës nga këmbësorët jashtë vendkalimit për këmbësorë, raporton Koha.net.

Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës, ka konfirmuar për Koha.net se vendosja e pengesave është bërë nga Komuna nisur nga fakti se në atë pjesë të kryeqytetit kanë ndodhur shpesh aksidente, të cilat në raste të shumta edhe kanë marrë jetën e këmbësorëve.

“Shumë këmbësorë e kanë kaluar rrugën në atë pjesë, duke rrezikuar veten e tyre. Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, i kemi vendosur ato pengesa, ashtu që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm në vendkalimet e dedikuara për ta (zebra)”, ka thënë Tahiri për Koha.net.

{gallery}