Arkitekti Përparim Rama thotë se Xhamia e Madhe duhet të jetë te Prishtina e Vjetër

Arkitekti Përparim Rama thotë se Xhamia e Madhe duhet të jetë te Prishtina e Vjetër

12 tetor 2018 10:34

Arkitekti Përparim Rama e ka bërë thirrjen e fundit që Xhamia e Madhe të ndërtohet te Prishtina e Vjetër.

“Pozita e tanishme, tek Posta, është e gabuar nga aspekti urban, arkitektonik, tradicional e historik. Për hir të qytetit tonë dhe të gjithë qytetarëve e sidomos të komunitetit Islam nuk duhet të lejojmë të bëjmë këtë gabim, kur kemi mundësinë të rigjenerojmë pjesën më të rëndësishme të kryeqytetit tonë” ka shkruar mes tjerash Rama.

“Pozita në Prishtinën e vjetër, aty ku janë tri xhamitë dhe Hamami, ku ka qenë Çarshija e Vjetër, aty ku është tregu, aty ku kanë fillu celulat e para të qytetërimit të Prishtinës, aty duhet të jetë edhe Xhamia e Madhe. Rrugët përreth duhet të shndërrohen në rrugë këmbësorësh. Të gjithë hapësirat publike duhet të rehabilitohen dhe të na e përkujtojnë historinë tonë, Prishtinën e Vjetër” ka shkruar Rama.

Ai thotë se Sheshi Nëna Terezë duhet të lidhet me këtë pozitë, edhe të vazhdojë në anën tjetër deri te katedralja.

Kësisoj sipas tij duhet të bëhet edhe ndërlidhja e feve/besimeve që na karakterizojnë si komb si nga aspekti shpirtëror edhe nga ai urban.

“Paramendoni lidhjen e të gjitha Xhamive përreth me hapësirën publike për këmbësorët, dyqanet me filigranë, zejet e ndryshme, tregu e produktet vendore, me përplot histori e trashëgimi” ka treguar Rama, arkitekt i njohur kosovar.

Komentet

Kimete Gashi16/10/2018 13:22

Ti arkitekt eja me nje ide te ndertosh nje ndertese kulture, e jo xhamie. Mjaft xhamia jane ndertu, a po don edhe Prishtinen me ba shetitore te xhamiave ! Turisti s ka cka sheh, ma te na, veq xhamia e mos me mujt me pi nji kafe prej autoparlantave te xhamiave me gra te veshuna me ferexhe ne shesh edhe maxhupve tuj lyp pare..marre t koft ani thot aty ku ka fillu qytetrimi. Lexo pak histori

ali pashe tepelena12/10/2018 14:13

nuk e kuptoj ket arkitekt te mullarit, cfar rilindje filloi me ndertimin e xhamijve? kur xhamite u ndertuan filloi terri shkullor per shqiptaret, 500 vjet pa asnji shkolle ne gjuhen shqipe, mos eshte valle ndoshta turqishtja gjuhe e kombit shqiptare? njerz injoranta te papare.

Sela12/10/2018 14:13

Të lumtë Zotëri, kjo është ajo çfarë i duhet Prishtinës para se të bëhet përfundimisht xhungël betoni. Gjithë njerëzit që e duan Prishtinën duhet të ngrenë zërin!

Shto koment

Të ngjashme