Komuna ua kujton Prishtinasve detyrimin dhe masat për mospagesë të mbeturinave Foto: Koha / ilustrim

Komuna ua kujton Prishtinasve detyrimin dhe masat për mospagesë të mbeturinave

26 shtator 2018 12:16

Që nga janari i vitit 2018, Komuna e Prishtinës ka reformuar sistemin e menaxhimit te mbeturinave, me qëllim që të ketë shtrirje më të madhe në terren ky shërbim si dhe të rritet efikasiteti, thuhet në njoftimin për media të kësaj komune.

Në kuadër të kësaj reforme, qytetarët faturohen një herë në tre muaj, dhe pagesën mund të bëjnë në Komunë, në Postë, si dhe në institucione financiare.

Rregullorja komunale parasheh masat që ndërmerr Komuna ndaj atyre që nuk janë të rregullt me pagesa. Kushdo që nuk i paguan 3 fatura radhazi, nuk mund të marrë shërbim në:

- Drejtorinë për Kadastër;

- Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit;

- Drejtorinë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim;

- Drejtorinë për Financa;

- Drejtorinë për Pronë;

- Drejtorinë për Inspeksion;

- Zyrën për Prokurimit

Komuna duke rikujtuar se fundi i shtatorit shënon edhe fundin e tremujorit të tretë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të kryejnë pagesën për muajt paraprak, që të mos i aplikojë masat administrative të theksuara më sipër.

Për çdo paqartësi rreth faturave dhe formës së pagesës, shkruani në: mbeturinat.pr@rks-gov.net, ndërsa për informata të tjera në: http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme