Vjedhjet e rënda shqetësim për Prishtinën Foto: Koha

Vjedhjet e rënda shqetësim për Prishtinën

26 shtator 2018 10:28

Vjedhjet e rënda mbesin shqetësim për Policinë dhe për këtë Policia ka krijuar një plan operativ ku ka shumë policë me rroba dhe vetura civile gjatë natës në Prishtinë dhe qytetet tjera që i përkasin policisë së rajonit të Prishtinës, raporton KTV.

Kështu është thënë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Prishtinë.

Shkelzen Xhafa nga stacioni qendër në Prishtinë ka thënë se policë pa uniforma janë dërguar edhe nëpër shkolla për të luftuar narkotikët.

“Katër policë janë lënduar mbrëmë në një rast të grabitjes”, ka thënë komandanti i stacionit në Kodrën e Trimave, Isak Ejupi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme