Ujësjellësi thotë se do të shkyçë të gjithë konsumatorët që kanë dy e më shumë fatura të papaguara

Ujësjellësi thotë se do të shkyçë të gjithë konsumatorët që kanë dy e më shumë fatura të papaguara

25 shtator 2018 14:47

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se do të vazhdojë e shkyçje të secilit konsumator që ka dy e më shumë fatura të papaguara, veçanërisht në Prishtinë.

Ky aksion ka filluar në janar 2018 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2018, sipas njoftimit nga KRU “Prishtina”.

Ujësjellësi ka ftuar konsumatorët që të evitojnë shkyçjen duke kryer obligimet financiare, si dhe ata që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike të paguajnë këstet e caktuara sipas kontratave, përndryshe do t’u kthehet borxhi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme