Banorët e “Bllokut të parë” në Prishtinë të shqetësuar nga punimet me makina të rënda Foto: Koha

Banorët e “Bllokut të parë” në Prishtinë të shqetësuar nga punimet me makina të rënda

19 shtator 2018 09:06

Banorët e objektit “Blloku i parë”, në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, sërish të martën kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës ndaljen e punës me mjete të rënda teknike, shkaku i rrezikut nga dëmtimi i objektit banesor, i ndërtuar para 70 vjetësh.

Tri ditë më parë nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli, ka thënë se do të bëhen inspektime dhe do të veprohet sipas të dhënave që dalin, porse punimet në ndërtimin e çerdhes “Yllkat” vazhdojnë me intensitet të shtuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njësoj vazhdon edhe brenga e banorëve për sigurinë e familjeve të tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme