Dëmtohet semafori në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Dëmtohet semafori në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

17 shtator 2018 09:23

Semafori i vendosur në fillim të rrugës “Qamil Hoxha”, në pikën ndaluese të qarkullimit për vetura në sheshin “Nëna Terezë”, të dielën është dëmtuar pasi që paraprakisht është rrëzuar përtokë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Inspektori i Komunës, Ukshin Rafuna, ka thënë se Komuna tashmë ka kontaktuar kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e semaforëve në kryeqytet dhe se ai do të rregullohet ditëve në vijim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme