Deputeti i PSD-së dhe ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, për emisionin “038” të KTV-së, nuk ka përjashtuar mundësinë që një ditë të garojë për postin e kryetarit të Prishtinës.
I ftuar për rubrikën “Prishtina në 38 fjalë”, Sejdiu ka thënë se kthimin në Komunën e Prishtinës si politikan, e sheh vetëm si kryetar i saj.
“Në komunë rikthehem si qytetar për dokumente, por nëse kthehem politikisht, do ta bëja kthimin për një garë për kryetar të kryeqytetit. Nuk është vendim, por kështu e shoh kthimin tim në Komunë”, ka thënë Sejdiu që në këtë rubrikë e përshkruan Prishtinën në 38 fjalë.
-
15 shtator 2018 13:44
-
Shpërndaje në: