Sot nis faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës Foto: Koha / ilustrim

Sot nis faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

11 shtator 2018 10:44

Duke filluar nga sot, e martë, 11 shtator 2018, fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

11.09 Parku I Qytetit, Aktash, Qyteteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxhereve, Vellushe (Blloqet Shtepia E Pleqeve), Tophane

12.09 Dardania, Lakrishte, Arberia, Shkabaj, Ulpiana, Zona Industriale, Kazerma ‘Adem Jashari’

13.09 Prishtina e Re ( Veternik, Qendresa, Lagja Nic ), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

14.09 Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabria, Kolovice dhe Kolovice e Re

15.09 Taslixhe, Velani, Germi, Mat, Sofali, Taukbashqe

Hajvali, Barileve, Prugovc, Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll.

Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është me rëndësi të veçantë për suksesin e këtij procesi. Komuna lut të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm për një dezinsektim sa më efektiv, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme