Arbëri

Shkolla e re në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit e fillon vitin shkollor me probleme

Descriptive Text

Pa drejtor legjitim, pa orar të definuar mësimor dhe pa staf të kompletuar arsimor ka nisur këtë vit shkollor punën shkolla e re, e ndërtuar në lagjen “Arbëria”, nga Komuna e Prishtinës.

Javën e kaluar, mësimi pothuajse nuk është zhvilluar fare, pasi që në të gjitha paralelet janë mbajtur vetëm një ose dy orë mësimi, gjatë ditës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, të cilëve u ka rënë hise që të transferohen aty nga shkollat e tjera, janë ankuar për humbje të mësimit duke thënë se kanë dilema nëse mund të vazhdojnë kështu mësimin, apo do të detyrohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla private.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së shkollës së re në Arbëri Valbona Kastrati, ka thënë të hënën se që nga kjo javë mësimi do të mbahet me rregull, ndonëse ka pranuar se shkolla ende nuk është plotësuar me stafin e nevojshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)