Arbëri

Qytetarët në Prishtinë ende pa njohuri për masat për përdorim ose jo të qymyrit

Institucionet qendrore dhe Komuna e Prishtinës kanë paralajmëruar marrjen e masave të ndryshme, përmes të cilave synojnë të ndalojnë përdorimin e qymyrit, si lëndë djegëse për ngrohje gjatë dimrit të sivjetmë, në mënyrë që të reduktojnë ndotjen enorme të ajrit sikur që ndodhi viteve të kaluara.

Por, asnjëra nga këto masa nuk dihet nëse do të konkretizohet, përderisa qytetarët kanë kërkuar të dinë nëse mund të blejnë ose jo qymyr për ngrohje, meqë kanë nisur përgatitjet për dimër, shkruan sot “Koha Ditore”.

E zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) kanë thënë se po planifikojnë të nisin një fushatë vetëdijesuese për qytetarët, duke iu bërë thirrje që të mos blejnë qymyr për ngrohje gjatë këtij dimri.

Në dy sezonet e kaluara të dimrit, ndotja e ajrit në Prishtinë ka arritur shkallën e rrezikshmërisë për jetën e qytetarëve dhe janë nxjerrë konkluzione se ndotësi më i madh është qymyri, që përdoret për ngrohje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)