Arbëri

Mbetjet e kurbanëve kundërmojnë para dyerve të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Mbetje nga therja e Kurbanëve janë lënë para dyerve të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit ankohen për kundërmim të tmerrshëm atypari. Njëri prej tyre ka dërguar këto fotografi të pamjes së sotme në adresë të portalit Koha.net. Xhamia ndodhet në rrugën “Nazim Gafurri”, që çon për në parkun e Gërmisë.

Banorët thonë se shpresojnë që të mos përsëritet rasti si në herën e kaluar, kur mbetjet kishin mbetur për gati një javë në vendin e njëjtë.

Mbrëmë, KTV-ja raportoi se edhe këtë vit therja e kurbanëve është bërë në kushte tejet të rënda higjienike, ku në pellgje gjaku kundërmon gjithçka.

Kushtet në të cilat të martën u flijuan shumë kafshë i kanë shtyrë disa prej blerësve që ta rishqyrtojnë vendimin për të blerë një kurban, si pjesë e ritualit për këtë festë.

Inspektoratet si gjithnjë pushojnë në festa dhe askush prej tyre, qoftë ata sanitarë, qoftë inspektorët e tregut, nuk janë shfaqur në këto anë.

{gallery}