Arbëri

Tregu “mishmash” i Prishtinës

Dhjetëra tezga të vendosura disa metra larg hyrjes së Tregut të Gjelbër në Prishtinë qëndrojnë aty tash e disa vjet.

Sipër tezgave, rrugës me kalldrëm, qëndrojnë produktet e shumta, kryesisht pemë e perime të tregtarëve. Jo larg tyre ndonjë tregtar tjetër mban boksa duhani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Teksa merr rrugën që të shpjerë brenda tregut fillon të ndihet era e bulmetit. Tregtarët e bulmetit në mëngjes i sjellin kovat e mëdha të djathit e shishet e qumështit. Fare pranë tyre ndodhen tregtarët që shesin mjaltë, vezë e arra.

Gjatë gjithë kohës aty dëgjohet ritmi i muzikës tallava e lëshuar nga ndonjë tregtar që shet CD. Kryesisht ato blihen nga qytetarët që kanë dasma e ahengje të ndryshme.

Brenda tregut gjenden disa lokale, të cilat i shfrytëzojnë tregtarët. Për 1 muaj shfrytëzim ia paguajnë Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) rreth 70 euro.

Ndonëse në ditë vere kur temperaturat shkojnë përmbi 30 gradë, interesimi i qytetarëve për të blerë në treg është jo i vogël. Megjithatë tregtarët ankohen se tashmë e disa vjet u ka rënë puna... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)