Shkulen bimë nga “TE Pema” në shesh

Shkulen bimë nga “TE Pema” në shesh

18 gusht 2018 15:30

Projekti “TE Pema” është projekt shumë i rëndësishëm për Prishtinën dhe qytetarët e vet, si inovacion për pastrimin e ajrit, i cili para dy javësh është dëmtuar qëllimisht sistemi i ujitjes.

Kështu ka shkruar zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, sipas të cilit, si komunë kanë qenë të gatshëm ta mbulojmë koston e dëmit, por studentët e kanë rregulluar vullnetarisht duke vazhduar kështu t'i shërbejnë të mirës së përbashkët.

“Duhet përmendur gjithashtu që një nga lulishtet në kryeqytet, ka kontribuuar në rivendosjen e bimëve që janë shkulur. Sot, do të vendosen edhe pjesët tjera që janë dëmtuar e janë vjedhur nga ‘TE Pema’. Bashkë me studentët do të angazhohemi që ‘TE Pema’ të vendoset edhe në 10 lokacione të tjera nëpër Prishtinë. Për mirëmbajtjen e tyre do të kujdesemi ne si Komunë. Iu bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që ta ruajmë pasurinë e përbashkët; ta ruajmë e ta shtojmë hapësirën e gjelbër, ashtu që të krijojmë kushte për mjedis sa më të pastër e të shëndetshëm”, ka shkruar ai në facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme