Arbëri

Prishtina përfiton në ujësjellës nga ndryshimi i projektit të financuar nga KfW

Foto: Driton Paçarada / Koha

Ministria e Financave njofton se është arritur pajtueshmëri ndërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe KRU ”Prishtina” sh.a, përmes propozimeve konkrete për të amandamentuar marrëveshjen e projektit nga Faza e III e projektit për ndërtimin e Fabrikës për ujë të pijshëm në Shkabaj.

Në këtë mënyrë, mjetet e mbetura në projekt të përdoren për furnizimin me ujë për qytetarët e komunës së Fushë Kosovës dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të furnizimit me ujë për qytetarët e komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, Komuna e Prishtinës, do të përfitojë në vendosjen e pompës shtytëse nga Stacioni i Pompave Mirdita II në Rezervuarin Mirdita III në Matiqan; rehabilitimi i rrjetit (zëvendësimi i rrjetit të vjetër me rrjetin e ri) të ujësjellësit në Bregun e Diellit - Zona Qendër dhe Zona e Perëndimit në Prishtinë; si dhe rehabilitimi i rrjetit (zëvendësimi i rrjetit të vjetër me rrjetin e ri) të ujësjellësit në Lagjen e Medresesë në Prishtinë.