Banorët e disa hyrjeve në Prishtinë ankohen për dëmtim nga ndërmarrja publike banesore

Banorët e disa hyrjeve në Prishtinë ankohen për dëmtim nga ndërmarrja publike banesore

16 gusht 2018 09:14

Prishtinë, 16 gusht - Banorë të disa hyrjeve në lokacionin e njohur si “Banesat e bardha”, në lagjen “Bregu i diellit” janë ankuar se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) po i dëmton, duke ua shfrytëzuar njehsorët privatë të rrymës për t’i kryer punimet në renovimet e hyrjeve të banesave, ndonëse kjo gjë nuk ka qenë e paraparë me kontrata.

njëri nga banorët, të cilit i ishte shfrytëzuar ora private e rrymës ka thënë se ata kanë lidhur kontratë me NPB-në për mirëmbajtjen e hyrjes së banesës, por në të askund nuk përmendet se ndërmarrja mund të shfrytëzojë njehsorët privatë të ndonjërës prej banesave gjatë kohës sa kryen punimet e renovimit, apo mirëmbajtjes së hyrjes.

Sipas tij, ajo që i ka shqetësuar më së shumti është çmimi i lartë i faturave të rrymës dhe shqetësimi që po u krijohet banorëve duke u kërkuar që t’i fusin kabllot e ndërmarrjes nëpër shtëpi (banesa) private.

E pos kësaj, banorët kanë shprehur pakënaqësi edhe për mënyrën e imponimit të dukjes së hyrjes, nga NPB-ja (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme