“Pastrimit” në Prishtinë mund t’i konfiskohet pasuria për borxhet

“Pastrimit” në Prishtinë mund t’i konfiskohet pasuria për borxhet

15 gusht 2018 10:13

Vlera reale e borxhit që kompania “Pastrimi” e ka ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) , do të definohet pas vendimit përmbarimor të Gjykatës së Apelit, ndonëse lënda ka kaluar edhe nëpër shkallë të tjera të drejtësisë, ku palët kanë bërë ankesa kundër njëra-tjetrës. Fjala është për më shumë se gjysmë milioni euro, të cilat njëra palë thotë sa i ka më pak e tjera më shumë ndaj borxhit total që e konfirmojnë të dyja.

Drejtues të kompanisë “Pastrimi” thonë se vlera totale borxhit të tyre ndaj KMDK-së është 904 mijë euro, përderisa këta të fundit deklarojnë se “Pastrimi” u ka borxh 1 milion e 570 mijë euro.

Në lidhje me këtë borxh, dy shkallë të gjykatës i kanë dhënë të drejtë KMDK-së, por kompania “Pastrimi” sërish ka bërë ankesë ndaj vendimeve, duke mohuar vlerën prej 570 mijë eurosh, me arsyetimin se këto janë kamata, të cilat Kompania e Deponive të Mbeturinave ua ka atribuuar pa të drejtë.

E nëse vendimi përmbarimor i Apelit do t’i japë të drejtë KMDK-së, kryeshefi i saj Avdullah Haxhiu kërcënon “Pastrimin” edhe me konfiskim të pasurisë nëse edhe më tutje nuk do ta shlyejë borxhin ndaj saj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme