Arbëri

Finalizimi i rrugës 3-kilometërshe, peng i kontestit pronësor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me nënkryetarin e Prishtinës, Selim Pacolli, dhe me disa drejtorë të kabinetit të tij, të mërkurën, kanë inspektuar punimet në rrugën e fshatit Bërnicë e Poshtme. Pjesa më e madhe e këtij segmenti rrugor tashmë ka përfunduar, ndërkohë që ka mbetur të zgjidhet edhe çështja e një kontesti pronësor për një pjesë të shkurtër të rrugës, prej 65 metrash, në mënyrë që projekti të finalizohet ashtu siç ishte planifikuar.

Ky segment rrugor është 3- kilometra i gjatë, kurse vlera e projektit është rreth 348 mijë euro. Punimet për këtë rrugë kanë nisur më 3 mars të vitit paraprak dhe ato janë duke vazhduar, ndonëse janë shumë afër finalizimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kreu i Prishtinës, Ahmeti, ka theksuar se me këtë projekt, faktikisht është realizuar kërkesa e banorëve të këtij lokaliteti dhe se Komuna do të vazhdojë me shtrimin edhe të rrugëve të tjera, të cilat kanë nevojë të asfaltohen.

“Dolëm që të inspektonim përfundimin e punimeve përgjatë kanalit të lumit në Bërnicë, kurse kërkesa e banorëve tashmë ka gjetur përgjigje. Ky projekt e ka edhe fazën e dytë të punimeve, e cila nuk është urgjente, por e bën lidhjen e Bërnicës së Poshtme me Gollakun dhe Obiliqin”, ka thënë kryetari Ahmeti.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)