Arbëri

Faturat e shërbimeve publike me emra të ndryshëm rrugësh

Descriptive Text

Prej afro 30 vjetësh N.N. jeton në të njëjtën ndërtesë e në të njëjtën rrugë në Prishtinë. Por nga ajo kohë, atij i ka ndryshuar dy herë adresa e banimit.

Kjo i ka shkaktuar telashe me faturat e ujësjellësit, tatimit dhe mbeturinave. Të tria zakonisht i vijnë me emra të ndryshëm. Krejt kjo shkaku i riemërtimit të rrugëve disa herë nga ana e autoriteteve komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rruga në të cilën banon aktualisht N.N., më parë quhej “Afrim Zhitia”. Më pas është pagëzuar me emrin “Armend Daci”, të cilin emër e mban aktualisht.

Për ta rregulluar këtë çështje, ai është dashur të shkojë në administratën komunale për harmonizimin e adresës ku banon.

Por në Komunë fajin ua kanë hedhur arkëtarëve.

Zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se rastet si ky mund të rregullohen me nismën e vetë qytetarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)