Prerja ilegale e pyjeve ka shënuar rritje, siç është rritur edhe numri i lëndëve që parashkruhen për këtë veprim.
ka bërë të ditur Besim Zogu, drejtor i Drejtorisë Qendrore të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës, duke thënë se vendimet e gjykatave për të parashkruar lëndët e prerësve ilegalë të pyjeve janë shqetësuese për Agjencinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zogaj ka pohuar se përderisa në vitin 2015, gjatë tërë vitit, gjykatat nëpër komuna të ndryshme kanë shqiptuar 59 aktvendime, përmes të cilave prerësit ilegalë të drunjve janë dënuar si kryes të veprave penale, gjatë vitit 2016, sipas tij, ka pasur 14 raste më pak të dënimeve të shqiptuara, pasi që ka pasur vetëm 45 aktvendime të dënuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
20 shkurt 2017 10:19
-
Shpërndaje në: