Arbëri

KRU “Prishtina” zgjat orarin e punës për shkak të mërgimtarëve

KRU “Prishtina” bën të ditur përmes një komunikate për media se do të zgjasë orarin e punës për shkak të mërgimtarëve, të cilëve synon t’iu ofrojë shërbime më të mira gjatë përudhës së pushimeve.

“Departamenti për Konsumatorë njofton përsëri të gjithë konsumatorët në qytetin e Prishtinës se, duke filluar nga dita e data 18 korrik 2018 dhe duke vazhduar deri me 1 shtator 2018 , do e zgjasë orarin e punës në pikat e shitjes ( sportelin qendror në KRU,,Prishtina,,sh.a. dhe të gjitha arkat në qytet) edhe për 2 orë të tjera. Kështu që orari i punës në departamentin për konsumatorë nga dita e hënë - premte do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ) , ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë)”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkatdhetarët, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës.

“Përveç pagesave që mund të bëjnë në pikat e shitjes, atyre u ofrohen edhe shërbime të tjera si, ankesa, kërkesa , lexim të ujëmatësve etj. Diaspora përbën një element shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke u fokusuar në rolin e saj kontributdhënës që nga vitet e 60 /ta e deri në ditët e sotme të lirisë”, thuhet në komunikatë.

Andaj, për t’iu krijuar lehtësira në kryerjen e obligimeve të tyre pikërisht në vendlindjen e tyre, KRU Prishtina thotë se po e zgjasit orarin e punës në pikat e shitjes ( arkave për pagesa), duke e angazhuar stafin e departamentit për konsumatorë të cilët do të jenë në dispozicion 10 orë.

KRU ” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në kryerjen e obligimeve financiare, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht shkyçjes nga shërbimet.