Arbëri

Prishtina ofron shërbim të veçantë për grumbullimin e mbeturinave në raste të renovimeve

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media bën të ditur se ofron një shërbim të veçantë për grumbullimin e mbeturinave në raste të renovimeve, transmeton Koha.net.

Ajo bën thirrje që mbeturinat nga renovimet të mos hidhen pranë kontejnerëve.

“Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave, në Shtojcën A, parasheh tarifat për shërbimet e caktuara. Në kuadër të kësaj, janë caktuar edhe vlerat që duhet të paguajnë konsumatorët me kontrata të veçanta, e që janë 10.5 euro për kontejnerin me vëllim 1.1 metër kub; dhe 40.8 euro për kontejnerin me vëllim 7.1 metër kub. Këto kontrata të veçanta shërbejnë edhe për largimin e mbeturinave të vëllimshme, në rastet kur qytetarët ose bizneset bëjnë renovime të shtëpive, banesave apo lokaleve të tyre”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “mbeturinat nga renovimet, mos i hidhni pranë kontejnerëve të lagjes. Shfrytëzoni shërbimin që e ofron Komuna dhe Kompania Pastrimi, ashtu që të kontribuojmë të gjithë për një Prishtinës sa më të pastër”.