Arbëri

Komuna e Prishtinës ndihmon blegtorët përmes vaksinimit pa pagesë të 14500 bagëtive

Descriptive Text

Drejtoria e Bujqësisë ka ndërmarrë aksion nëpër fshatrat e Prishtinës për vaksinimin e gjedheve, dhenve dhe dhive, si masë parandaluese kundër sëmundjes së “këmbëzezës”.

Gjatë këtij aksioni, që do të zgjasë rreth dy muaj, pritet të vaksinohen 7000 krerë gjedhe, si dhe 7500 krerë dhen dhe dhi.

“Komuna e Prishtinës, si Komuna e vetme që realizon një projekt të tillë, është e angazhuar maksimalisht në përmirësimin e kushteve të blegtorëve dhe rritjen e mundësisë për sa më shumë prodhim nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjithashtu, është planifikuar që në këtë periudhë kohore të bëhet edhe vaksinimi kundër tërbimit i 625 qenve që kanë pronarë.