Arbëri

Pas shiut, Prishtina e vërshuar nga uji

Reshjet e shiut kanë vërshuar sërish shumë rrugë në Prishtinë, raporton TV ARTA .

Sheshet e kryeqendrës kanë marrë pamjen e një lumi derisa vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në Rrugën B dhe Muharrem Fejza në lagjen Mati 1.

Në shumë pjesë të qytetit mungojnë gypat për ujëra atmosferike dhe reshjet përfundojnë në gypa të ujërave të zeza.

Në mungesë të dy gypave, shumë lagje kanë telashe sa herë që ka reshje.