Arbëri

Prishtina bëhet me impiant të dytë për trajtimin e ujërave të zeza

Komuna e Prishtinës është bërë me impiantin e dytë për trajtimin e ujërave të zeza, raporton KTV.

Të martën, në fshatin Mramor, është përuruar një fabrikë e tillë, investim prej 700 mijë eurosh nga Republika Çeke.

Pasi tha se është i lumtur me këtë investim që përmirëson jetën e qytetarëve të Prishtinës, ambasadori i shtetit donator iu bëri thirrje bashkëkombësve të tij të investojnë në Kosovë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka treguar se deri tani, janë trajtuar vetëm dy për qind e ujërave të zeza, derisa tha se kanë prioritet përmirësimin e kësaj gjendjeje.

Numri dy i kryeqytetit, Selim Pacolli, dhe i pari i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, kanë falënderuar popullin çek për ndihmën, ndërsa kanë thënë se shpresojnë që impiante të tilla të ndërtohen edhe në pjesë tjera të vendit.