Arbëri

Rrahje mes protestuesve dhe Policisë në Mramor

Ka eskaluar protesta kundër Ministrisë së Infrastrukturës që po mbahet nga banorët e fshatit Mramor të komunës së Prishtinës. Disa qytetarë që kanë mbetur në kolonë për shkak të punimeve dhe protestuesit janë përleshur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ka edhe arrestime. Banorët e fshatit Mramor të Prishtinës po protestojnë sot, duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thonë ata për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit, raporton kp.

Ndërkohë, banorët thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun të cilin e ka largu nga aty, e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre.

Rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë.