Arbëri

Sot protestojnë banorët e Mramorit

Banorët e fshatit Mramor të Prishtinës do të protestojnë sot, duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thonë ata për shkak të papërgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.

Protesta fillon në orën 12:00, transmeton kp.

Banorët thonë se gjatë punimeve në një rrugë janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun e larguar nga aty, është vendosur nën telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre.