Arbëri

Luksemburgu jep 2.3 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes

Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), të enjten kanë nënshkruar marrëveshjen për zgjerimin e rrjetit të “Termokosit” në vlerë prej 2.3 milionë eurosh. Këto mjete janë dhënë nga Qeveria e Luksemburgut.

Ministri Hamza ka bërë të ditur se nga buxheti i Kosovës për zgjerimin e rrjetit të “Termokosit”, janë dhënë 20 milionë euro. Ai ka thënë se Ngrohtorja është transformuar me mbështetjen e institucioneve kosovare dhe donatorëve ndërkombëtarë, shkruan sot Koha Ditore.

“Gjithë e dimë rëndësinë dhe vlerën e këtij projekti posaçërisht qytetarët e Prishtinës e dimë qysh ka qenë gjendja para se me u implementua projekti i kogjenerimit, çfarë gjendje është sot”, ka thënë Hamza.

Më tej, ai ka thënë se me këtë donacion dhe investime të tjera të këtij lloji, “Termokosi” po ofron mundësinë për shërbim më të mirë për qytetarët.

Kurse e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut Anne Dostert, theksoi se me këtë marrëveshje, po niset një fazë e re e bashkëpunimit me qëllim të përmirësimit të sistemit të ngrohjes në Prishtinë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)