Arbëri

VV e PSD vështirë të bëhen bashkë në Prishtinë

Descriptive Text

21:45 - Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate nuk po mund të gjejnë frymë bashkëpunimi në Prishtinë.

Vetëvendosje, ndonëse udhëheq me tri drejtori, ajo po e luan rolin e opozitës brenda Kuvendit Komunal prej kohës kur Shpend Ahmeti u nda nga kjo parti për t’iu bashkuar grupit të të larguarve e që më pas kaluan në PSD.

Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk sheh ndonjë mundësi të madhe për një koalicion të mundshëm.

“Edhe nëse bëjmë koalicion, temat për të cilat nuk do të pajtohemi, do t’i kundërshtojmë. Fjala e vetme të cilën po e mban Shpend Ahmetin, ka thënë se, opozitë do t’i kemi vetë asamblistët e Vetëvendosjes. Tash a po do ai me hesht vetëm që t’i marrim disa drejtori a? Nëse plotësohen kushtet e VV-së dhe nëse reflekton Shpend Ahmeti, atëherë do të bashkëpunojmë. Do të qeverisim me ato drejtori të cilat i kemi”, ka thënë ai. “Vendimin final e merr këshilli i VV-së dhe vendosim për rrugëtimin tonë. Me këtë qasje të Shpend Ahmetin dhe mospunën e Shpend Ahmetit atëherë koalicioni duket i pamundshëm. Nëse të dhënat e hyrjeve dallojnë prej që del ti prej Lëvizjes Vetëvendosje”.

Nol Nushi, asamblist i PSD-së, e kundërshtoi Azemin, duke ia përmendur disa projekte përtë cilat tha se do të kryhen së shpejti.

“Katër shkolla të reja do kryhen sivjet. Në parkingun nëntokësor është duke përfunduar tenderimi. Po flasim për projekte katër vjeçare. Sheshi ‘Adem Jashari’ besoj javën e ardhshme kryhet. Rruga ‘Agim Ramadani’ bëhet si shëtitorja të Garibaldi”, ka thënë ai. “Këto janë disa projekte të cilat do të kryhen sivjet”.


VV akuzon Ahmetin se u ka premtuar ndërmarrjet publike AAK-së dhe AKR-së

20:59 - Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, në përballjen me Nol Nushin e PSD-së, në Rubikon të KTV-së, ka akuzuar këtë parti se shumë prej ndërmarrjeve tashmë i kanë ndarë për partitë e tjera.

“Hortikulturën ia kanë nda AAK-së, këtë e di, normal që ky s’mund të thotë po. Ia keni premtuar sport-marketingun AKR-së”, ka thënë Azemi duke e përmendur edhe emrin e Dren Kukajt, drejtor i Drejtorisë së Pronës.

Ai përmendi edhe Hajdar Hoxhën, i cili është caktuar si ushtrues detyre, e që sipas Azemit, është anëtar i PSD-së, por nuk ka guxim të pranojë një gjë të tillë.


PSD thotë se VV po sillet si qeverisja e Mustafës, Azemi e quan Nushin “Adem Grabovc të vogël”

Lufta për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mes VV-së dhe PSD-së po vazhdon.

Sonte në Rubikon, asamblisti i PSD-së, Nol Nushi, tha se kjo praktikë po i ngjan qeverisjes së kaluar, duke ju referuar asaj të LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

“Vetë kryeshefi ia zgjat kontratën vetes, ky është absurd i llojit të vetë dhe këtë e kemi parë veç në qeverisjen e kaluar”, ka thënë Nushi. Ai përmendi edhe incizimet e Vetëvendosjes, ish-partisë së tij, duke ju referuar si “Afera Pronto e Vetëvendosjes”, e në të cilët protagonistë janë Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi,.

Përballë tij, Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, ka përmendur se meqë NPB është shpallur ndërmarrja më e suksesshme dhe Komuna merr para direkt nga ajo, PSD-së dhe kryetarit, Shpend Ahmeti, iu konvenon të mbajnë këtë drejtori.

“Po tentohet të bëhet një kapje e re në Ndërmarrjen Publike Banesore. Unë përballë e kam një njeri i cili jo shumë në publik por brenda njihet për punësime. Nëse dikë që kisha mundur ta quaj jo Adem Grabvoc se nuk e krahasoj me të, po një Adem Grabovc më të vogël është ky”, ka thënë ai. “Këtë e kanë vetëm për punësime dhe Noli është i njohur për këtë, e përmenda edhe më herët. Noli është shumë me fat që ende nuk i ka dalë ndonjë përgjim”.