Arbëri

Trafo e hapur në Prishtinë, ankohen qytetarët

Descriptive Text

Në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, rruga “Lord Bajroni”, një trafo është lënë e hapur.

Një lexues i Koha.net, ka dërguar disa fotografi në adresë të portalit, duke shfaqur ankesa të banorëve se dyert e hapura janë rrezik permanent për këdo që kalon andej.

Veçanërisht, thonë se kanë frikë që fëmijët mund edhe të hyjnë brenda pa vetëdije.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalën, për të marrë informacione rreth kësaj çështje, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

{gallery}