Arbëri

Dështon menaxhimi i shfrytëzimit të hapësirave publike

Komuna e Prishtinës ka dështuar të menaxhojë shfrytëzimin e hapësirave publike nga ana e lokaleve afariste gjatë dy sezoneve vjetore, atij veror dhe atij dimëror gjatë vitit të kaluar. 

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nxjerrë në pah këtë dështim, në Raportin vjetor të auditimit për Komunën e Prishtinës, ndërkohë që drejtues të Komunës nuk kanë dashur të flasin, të mërkurën në lidhje me këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa, përfaqësues të opozitës kanë thënë se qeverisja komunale ka demonstruar paaftësi për trajtimin e kësaj fushe sipas kërkesave ligjore, menaxhimin e saj dhe dhënien në shfrytëzim të pronave publike, edhe me gjithë numrin e madh të kërkesave që i janë adresuar. 

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)