Shpërthejnë gypat e ujit, disa lagje dhe QKUK-ja në Prishtinë mbesin pa ujë Foto: Koha / ilustrim

Shpërthejnë gypat e ujit, disa lagje dhe QKUK-ja në Prishtinë mbesin pa ujë

20 qershor 2018 13:17

Gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit, janë në vendin e ngjarjes në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, për shkak të pëlcitjes së gypit magjistral fi 630 mm, i cili e furnizon një pjese goxha të madhe të qytetit me ujë të pijshëm.

Në të njëjtën kohë, pëlcitje ka pasur edhe në një gyp tjetër në afërsi të ndërtesës së “ish-Rilindjes”, gyp ky me diametër më të vogël, fi 350 mm.

Siç raporton Arta TV, ekipet janë në terren dhe po bëjnë çmos për sanimin e defekteve.

Ndërkaq, deri në sanimin e tyre, pa ujë të pijshëm mund të mbesin “Bregu i Diellit”, “Dodona”, “Tasligjeja”, “Lagja e Muhaxherëve” dhe një zonë rreth ish-Rilindjes.

Pa ujë të pijes ka mbetur edhe QKUK-ja, mirëpo ujësjellësi ka filluar të dërgojë cisterna me ujë atje.

Zëdhënësja e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal "Prishtina" ka thënë se gypa kanë shpërthyer vetëvetiu dhe se nuk janë dëmtuar nga ndërtimet. 

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e rrjetit në të dy pikat e lartpërmendura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme