Komuna e Prishtinës me borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit [lista e borxhlinjve] Foto: Ilustrim

Komuna e Prishtinës me borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit [lista e borxhlinjve]

19 qershor 2018 14:52

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se në mesin e borxhlinjve ndaj kësaj kompanie është edhe vetë Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës.

Kompania thotë se borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit arrin shumën prej mbi 50 milion euro.

KRU “Prishtina” u ka bërë apel të gjithë konsumatorëve që të t’i shlyejnë borxhet e ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa thekson se apeli, përveç konsumatorit shtëpiak/amvisërisë, vlen edhe për institucione/ konsumatorin komercial, me theks të veçantë për Komunën e Prishtinës, raporton Koha.net.

“Komuna e Prishtinës ka borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përfshirë shkollat fillore, të mesme, çerdhet / kopshtet publike dhe po ashtu edhe vetë Kuvendi Komunal”, thekson KRU “Prishtina”.

“Nëse deri ditën e premte, 22 qershor 2018, nuk fillojnë të lëvizin me pagesat e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe nëse nuk i sanojnë rrjedhjet e brendshme në ndërtesa kolektive (ngase është obligim i tyre Ligjor), atëherë ne detyrohemi që t’i shkyçim në tërësi nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm”, deklaron kjo kompani në njoftimin për media.

KRU “Prishtina” apelon te të gjithë konsumatorët që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj kompanisë (marrjen e shërbimeve/ ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura), në të kundërtën do të shkyçen nga të gjitha shërbimet dhe lëndët e tyre do të dërgohen te Përmbaruesit Privat.

Njëkohësisht, falënderon të gjithë konsumatorët që janë pagues të rregullt ndaj shërbimeve të KRU “Prishtina” sh.a.

Më poshtë ju sjellim të gjitha listat me emra dhe borxhe të specifikuara në detaje nga kompania “Prishtina”.

Shkarko dokumentin

Shkarko dokumentin

Shkarko dokumentin

Shkarko dokumentin

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme