Lokalet 2021

Jashari shkruan për mbështetjen e 24 zyrtarëve të PDK-së në garën për kryetar të Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që synon edhe një mandat në zgjedhjet e 17 tetorit, thotë se ka marrë mbështetjen e 24 kryetarëve e ish-kryetarëve të nëndegëve të PDK-së, parti që këtë qytet e ka bastion të saj.

Jashari në zgjedhjet e kaluara kandidoi si i pavarur, por pati mbështetjen e PDK-së. Këtë herë, Jashari do të ketë edhe kandidatin e PDK-së, Fadil Nura. si konkurrent.

“Bashkë me bartësin e listës sonë për kuvend komunal, Nuredin Lushtaku, takuam 24 kryetarët e ish-kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Skenderaj, të cilët i falënderova për mbështetjen e parezervë që po i japin kandidaturës sime për kryetar komune edhe për një mandat. Mbështetja e tyre dhe e juaja të dashur qytetarë është obligim dhe përgjegjësi për mua që të vazhdoj të punoj në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të lirisë, për të pasur shtet të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë”, ka shkruar Jashari në Facebook.