Lokalet 2021

Debati për Prishtinën, Zogaj flet për ndryshimin e qasjes së partive për zgjedhje lokale

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për asamble të Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, vlerëson se në këto zgjedhje partitë u kanë dhënë shumë rëndësi zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Ai në emisionin Zgjedhjet në KOHË, debati për Prishtinën, tha se lista e LDK-së është serioze, e fortë dhe bindëse për qytetarët.

“Asambleja komunale është konsideruar si një ligë e dytë në të kaluarën, ku seniorët kandidojnë për nivelin qendror, e juniorët për asamble. Kësaj here kemi ndryshuar qasje, kemi një balanc të jashtëzakonshëm. Andaj edhe unë kam pranuar të jem në listë”, ka thënë Zogaj.

Në debat po marrin pjesë edhe Triera Kasumi-Berisha – VV, Leutrim Ratkoceri – PDK, Dren Shahini – AAK dhe Fitnete Bejta – AKR.