A mund ta përdorni edhe sivjet kremin kundër diellit i mbetur nga viti i kaluar

A mund ta përdorni edhe sivjet kremin kundër diellit i mbetur nga viti i kaluar

17 qershor 2018 23:31

Nëse keni një shishe për mbrojtje kundër diellit që nuk e keni hapur, dhe ka qëndruar në vend të errët dhe të ftohtë, atëherë mund ta përdorni lirshëm.

Kremrat zakonisht të hapura mund të zgjasin dy vjet. Në çdo rast, kontrolloni afatin, sepse nuk mund ta dini se sa kohë ka qenë në dyqan përpara se ta blini atë vitin e kaluar.

Nëse ju keni hapur dhe përdorur kremin vitin e kaluar, atëherë kini kujdes. Shikoni shishen e asaj që thotë - sa kohë mund të qëndrojë pas hapjes, zakonisht gjashtë ose 12 muaj (6M, 12M).

Nëse vëreni se struktura e kremit për mbrojtje kundër diellit ka ndryshuar, është plasaritur ose ka aromë të çuditshme, menjëherë hidhni në shportën e bërllokut dhe nuk bën ta përdorni, pasi shkakton alergji, transmeton KosovaPress.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme