Kokëdhimbjet nuk janë gjithmonë të parrezikshme

Kokëdhimbjet nuk janë gjithmonë të parrezikshme

17 qershor 2018 18:03

Secili prej nesh ndonjëherë vuan nga kokëdhimbjet, por ndonjëherë këto dhimbje janë aq të forta sa nuk mund t'i shpërfillni. Edhe pse jo të gjithë vuajnë nga kokëdhimbjet e rënda, ka edhe nga ata që përballen dhe luftojnë me to.

Ekspertët thonë se ekzistojnë lloje të caktuara të kokëdhimbjeve që mund të tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj.

Kokëdhimbja që paraqitet kur jeni të ngarkuar nuk është shkak për shqetësim, përveç nëse shkakton dhimbje shumë të forta, transmeton Koha.net. Mund të merrni ilaçe kundër dhimbjeve dhe të vazhdoni me ditën tuaj.

Migrenat shkaktojnë dhimbje nga e moderuar deri në të ashpër, por mund të zgjasin gjatë - nga katër orë deri në tri ditë. Për fat të keq, shkaku nuk dihet.

Kokëdhimbjet “cluster” janë kokëdhimbje shumë të dhimbshme dhe të rraskapitshme. Ato shfaqen në seri (klasterë, apo cluster nga ang.) që zgjasin disa javë në njërin sy ose rreth tij. Dhimbja është aq e fortë, saqë personi nuk mund të qëndrojë ulur.

Kokëdhimbja sinusore është pasojë e inflamacionit të sinusit. Dhimbja shkon nga hunda deri në ballë dhe mollëza.

Kokëdhimbja hormonale është specifike për femrat gjatë periudhës së ndryshimeve hormonale (menstruacionet, menopauza, ose shtatzënia), përcjell Koha.net. Pilulat kontraceptive gjithashtu mund të shkaktojnë kokëdhimbje.

Ndihmën mjekësore duhet ta kërkoni nëse dhimbja e kokës ju zgjon nga gjumi, nëse dhimbja është e fortë dhe e mprehtë ose nëse si pasojë e humbni shikimin, keni nauze ose marramendje. Nëse mendoni se kokëdhimbja juaj është e pazakontë, është mirë ta vizitoni mjekun sepse nuk ekziston kujdes i tepërt kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme