Dielli dhe dobitë shëndetësore të tij Foto: Ilustrim

Dielli dhe dobitë shëndetësore të tij

16 qershor 2018 16:37

Përdoreni me dituri aq sa duhet dhe si duhet që dielli të mos kthehet në armikun tonë.

A e dini se dielli na duhet sepse:

Bën sintezën e vitaminës D, sasi të vogla të rrezeve ultraviolet janë thelbësore për shëndetin e mirë dhe çojnë në prodhimin e vitaminës D në lëkurë e cila rregullon nivelin e kalciumit në gjak dhe është e nevojshme për shëndetin e kockave dhe të skeletit muskulor, shkruan Dr. Agon F. Bislimi, transmeton Koha.net.

Ekspozimi i pjesëve të zbuluara rreth 15 minuta të paktën 3 herë në javë është i mjaftueshëm për të prodhuar vitaminë D.

Përmirëson disponimin pasi që konsiderohet edhe si antidepresiv natyral.

Nga veprimi i dritës që ne shohim përmirësohet humori, nga prodhimi i endorfinës dhe serotoninës, substanca të cilat rregullojnë humorin,që ndërhyjnë në ritmin moral dhe biologjik të njeriut.

Rrezet ultraviolete shërbejnë edhe si mjekim për disa sëmundje të lëkurës.

Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolete ju këshillohet në përdorim tek disa sëmundje të lëkurës si, vitiligo, dermatitet atopike, psoriaza, etj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme