Vitamina D ul rrezikun nga kanceri

Vitamina D ul rrezikun nga kanceri

14 qershor 2018 20:35

Nivelet e larta të vitaminës D zvogëlon rrezikun e kancerit kolorektal me 31%, ka gjetur një studim i ri ndërkombëtar.

Vitamina e gjetur në peshqit me yndyrë dhe dritën e diellit forcon rezistencën ndaj tumoreve të stomakut duke bllokuar një portë të zakonshme përmes të cilës kalojnë qelizat e kancerit dhe është më mbrojtëse për gratë.

Raporti i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan, hedh peshë mbi një teori të dyshuar për një kohë të gjatë, e cila deri më tash nuk është provuar.

Ajo gjithashtu sugjeron se sasia ideale e vitaminës D që duhet të kemi në trup mund të jetë më e lartë se udhëzimet aktuale sugjerojnë, transmeton kp.

Ky studim është një tjetër përkujtim për t'i dhënë përparësi ngarkesës së vitaminës D, pasi që rreth tre të katërtat e amerikanëve dhe një e pesta e britanikëve kanë mangësi.

Ndërsa vitamina është e vështirë për t'u gjetur në ushqimet natyrore, ekspertët paralajmërojnë për të shqyrtuar shtesat që mund të mos kenë qenë testuar rigorozisht.

“Në të kaluarën, dallimet domethënëse midis analizave e kanë vështirësuar integrimin e të dhënave të vitaminës D nga studime të ndryshme," shpjegoi Regina G. Ziegler, një epidemiologe e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe bashkautore e studimit.

“Kjo qasje e kalibrimit na ka mundësuar që të shqyrtojmë sistematikisht rrezikun mbi gamën e gjerë të niveleve të vitaminës D të shikuara ndërkombëtarisht”, ka shtuar ajo.

Kanceri i kolorekturës është kanceri i tretë më i zakonshëm dhe shkaku i tretë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin në meshkuj dhe femra në SHBA, me rreth 140,250 raste të reja dhe 50,630 vdekje të pritura gjatë vitit 2018.

“Aktualisht, agjencitë shëndetësore nuk e rekomandojnë vitaminën D për parandalimin e kancerit kolorektal. Ky studim shton informacion të ri që agjencitë mund të përdorin kur shqyrtojnë provat për udhëzimin e vitaminës D dhe sugjeron se përqendrimet e rekomanduara për shëndetin e eshtrave mund të jenë më të ulëta sesa optimale për parandalimin e kancerit kolorektal", tha Marji L. McCullough, një epidemiologe e Shoqatës Amerikane të Kancerit dhe bashkë-autori i parë i studimit.

Studimi është publikuar sot online në revistën National Cancer Institute.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme