Lifestyle

Studimi: Nënat adoleshente në Australi pinë duhan gjatë shtatzënisë për të lindur bebe sa më të vogla

Descriptive Text

Studimi i fundit në Australi, që ka të bëjë me nënat e reja në moshë, ka alarmuar tërë vendin, transmeton Koha.net.

Shtatzënia e të rejave është bërë trend në kohët e fundit, por rezultatet e një nëne të mirë janë në zhdukje.

Përdorimi i duhanit është gjëja kryesore që ato bëjnë gjatë shtatzënisë, madje pa ndërprerje. Por, arsyeja pse ato pinë duhanin gjatë shtatzënisë është edhe më negative.

Rezultatet befasuese janë publikuar në studimin 10 vjeçar kombëtar të antropologjisë për pirjen e duhanit në Australi, raporton “The New Zealand Herald”, transmeton Koha.net.

Qëllimi i pirjes së duhanit është reduktimi i peshës tek foshnjat e tyre. Me këtë, ato synojnë të sjellin në jetë foshnja sa më të vogla, dhe sigurisht të dobëta për nga pesha.

Rreziqet e pirjes së duhanit janë të shumta gjatë shtatzënisë, në anën tjetër edhe foshnjat janë të rrezikuara nga sëmundje të ndryshme.

Hulumtimi tregon se 14% e nënave adoleshente në Australi vazhdojnë të konsumojnë duhanin pa problem dhe pa frikë, vetëm që të kenë foshnja sa më të vogla.